Zgjedhjet në bashki/ Kalaja: Kandidatët e PD-së duhet të jenë serioz

28 Shtator 2025 | 21:57

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe ish-kandidat në listën e Durrësit për PD-në, Aulon Kalaja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike, si dhe situatën pas zgjedhjeve të pjesshme të 11 majit, ku në fokus ishte edhe Bashkia e Tiranës.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me moderatore Greta Topjana, Kalaja theksoi rëndësinë e një analize të thellë brenda partisë, duke nisur që nga strukturat bazë e deri te kreu i saj. Ai u shpreh se analiza është e vonuar dhe PD nuk mund të justifikohet me raportet e ndërkombëtarëve për të kuptuar çfarë ndodhi më 11 maj.

“Së pari duhet të bëhet një analizë më 11 Majit. Duhet të bëhet kuti më kuti. Në politikë nuk zë vend ajo shprehja që asnjë profet nuk zë vend në vendin e vet. Nëse nuk janë kafshë politike nuk mund të hyjnë në politikë. Tani duhet të jemi te farsa elektorale apo diku tjetër. Analiza duhet të shkojë nga baza te kryetari. Është e vonuar analiza. Nuk mund të nxjerrim justifikime që të presim OSBE-ODIHR. Se ne nuk presim nga ndërkombëtarët të kuptojmë çfarë ndodhi më 11 Maji. Duhet të jemi serioz me kandidaturat. Duhet analizë e sinqertë.” – tha Aulon Kalaja.

Kalaja nënvizoi gjithashtu se Partia Demokratike duhet të jetë më serioze në përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar një reflektim të thellë dhe reformim të brendshëm për të qenë një alternativë reale për qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025