Zbardhen projektvendimet e PS për Reformën Zgjedhore dhe Administrative-Territoriale
Këtë të mërkurë, në Konferencën e Kryetarëve, Partia Socialiste paraqiti dy projektvendime për ngritjen e komisioneve të posaçme parlamentare: një për realizimin e Reformës Zgjedhore dhe një tjetër për Reformën Administrativo-Territoriale.
Me dakordësinë mes kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe atij të PD, Gazment Bardhi, miratimi i këtyre projektvendimeve u shty për në mbledhjen e radhës të Konferencës, që do të zhvillohet javën e ardhshme.
Sipas projektvendimeve të siguruara nga Euronews Albania, në të dy komisionet Partia Socialiste ka ruajtur shumicën e votave, duke mos lejuar barazi mes palëve politike në përfaqësim. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 17 anëtarë: 9 nga PS dhe 8 nga partitë e tjera opozitare.
Synimi është trajtimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, përfshirë institucionet zgjedhore, partitë parlamentare dhe organizatat jofitimprurëse.
Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, përfaqësues të PS dhe PD.
Parashikohet edhe ngritja e një grupi të ekspertëve teknikë që do të ndihmojnë punën e komisionit.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale
Projektvendimi parashikon: Ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë. Objektivi i tij është shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore. Komisioni do të ketë 17 anëtarë, 9 nga Grupi Parlamentar i PS, 6 nga PD, 1 nga Aleanca për Ndryshim, 1 nga Partia e Lirisë ndërsa emrat e anëtarëve do të përcaktohen me vendim të veçantë të Kuvendit.


LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos