Vrasja e Liridona Ademajt, mjeku ligjor: U qëllua nga një distancë prej 2-5 cm

6 Tetor 2025 | 22:25

Mjeku ligjor, Naim Uka, ka dëshmuar të hënën në seancën gjyqësore kundër Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, që akuzohen për planifikimin dhe ekzekutimin e Liridona Ademajt. Ai ka dhënë detaje pas ekzaminimit, duke i përshkruar karakteristikat e lëndimeve të pësuara te viktima, ku dha edhe detaje rreth asaj çfarë konstatoi në trupin e Ademajt.

“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barotit dhe, në bazë të këtyre provave mjeko-ligjore, është konstatuar se distanca e qitjes sillet prej 2 deri 5 cm. Përjashtohet mundësia e vrasjes me puthitje apo gjysmëputhitje për shkak të mungesës së stampimit të tytës së armës përreth vrimës hyrëse të plagës. Plaga është përshkruar se ka formë trekëndëshe, e cila është e shoqëruar me thyerje të shumta kockore dhe e shoqëruar me blozë përreth”, – shprehet Naim Uka, mjek ligjor.

“Në rastet e ngjashme, kur mungojnë të dhënat preliminare nga vendi i ngjarjes, gjatë kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore kryhen edhe ekzaminime të detajuara të shuplakave të duarve të të ndjerit apo të ndjerës. Edhe në këtë rast kemi kryer ekzaminime të dy duarve të tanimë të ndjerës, në mënyrë që, bazuar në prezencën apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave (spërklave të gjakut), është eliminuar mundësia që e njëjta të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje. Dhe mungesa e shtangimit kataliptik të gishtit tregues është provë tjetër plotësuese. Është provë ligjore që plotëson konstatimin e parë dhe nuk lë asnjë dyshim për ndonjë mundësi tjetër”, – shprehet Naim Uka, mjek ligjor.

Sa i përket hematomës në krahun e Liridones, që është cekur edhe në raportin e Institutit Mjeko-Ligjor, Uka tha se është shkaktuar para ose gjatë vrasjes së të ndjerës.

“Gjatë procedurave standarde të strukturave mjeko-ligjore, përveç plagëve vdekjeprurëse, ekzaminohen të gjitha dëmtimet tjera eventuale trupore dhe, në rastin konkret, gjatë ekzaminimit të jashtëm të trupit është konstatuar gjakmbledhje lëkurore – hematomë me përmasa rreth 6 x 1.5 cm në regjionin e sipërm dhe të jashtëm në krahun e majtë. Kjo gjakmbledhje është përshkruar me ngjyrim të kuqe dhe blu. Vetë përngjyrimi i tillë, bazuar në literaturë shkencore mjeko-ligjore dhe praktikë, dëshmon se kjo gjakmbledhje është shkaktuar para ose gjatë vrasjes së tanimë të ndjerës. Ngjyra e kuqe tregon për orarin e eritrociteve të freskëta dhe të oksigjenuara të dala nga enët e gjakut në momentin e traumatizimit. Kjo është tipike për fazën akute. Ngjyra blu është kur fillon të deoksigjenohet dhe degradohet. Përjashtohet çdo mundësi tjetër që kjo gjakmbledhje të jetë shkaktuar pas vdekjes së tanimë të ndjerës”, – shprehet Naim Uka, mjek ligjor.

Pyetje për mjekun ligjor pati edhe i akuzuari Naim Murseli, por Uka i tha se nuk është i thirrur të paragjykojë pozitën e viktimës dhe se ai është përgjegjës vetëm të bëjë përshkrimin e qartë të çdo dëmtimi trupor, duke i përshkruar karakteristikat e lëndimeve të pësuara, në bazë të të cilave bëhen interpretimet për prokurorinë dhe kolegjin e trupit gjykues në fatin e gjykimit.

Në seanca pritet të dëshmojnë edhe 3 persona të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025