“Vera s’ka mbaruar”, meteorologia: Temperaturat rriten sërish, kur priten stuhitë

1 Shtator 2025 | 10:17

Duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën e parë të shtatorit.

Sipas saj, përveç disa shira lokalë që priten të mërkurën dhe të enjten, e gjithë java do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa fundjava pritet të kulmojë me temperatura të larta, deri në 36 gradë Celsius.

“Jemi në një kohë me diell, ndryshe nga situata që përjetuam të shtunën. Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku mund të ketë reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në veri dhe pjesërisht në disa zona qendrore si Tirana dhe Elbasani, por që do të jenë kalimtare dhe jo problematike. Ndërkohë, të gjitha ditët e tjera do të jenë me diell dhe, që nga nesër, do të kemi rritje të temperaturave, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius”, – tha Porja.

Ajo theksoi se këto temperatura janë të larta në krahasim me normat e muajit shtator, ndërsa shtoi se nuk priten stuhi gjatë kësaj jave.

“Janë temperatura më të larta se mesatarja për shtatorin. Megjithatë, parametrat e erës do të jenë disi problematikë gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Nuk presim stuhi apo shira të mëdha këtë javë – do të jetë një situatë e qetë, me ndonjë reshje lokale të mërkurën dhe të enjten. Nuk kanë përfunduar ditët e nxehta, shtatori do të vijojë me temperatura të larta, por do të kemi edhe prezencë të stuhive tropikale të cilat do të jenë më të dobëta se ajo që kaluam ndërsa do të shfaqen pas javës së dytë të shtatorit dhe po ashtu edhe në fillim të tetorit”, –  tha ajo.

Për sa i përket vendeve të rajonit, Porja tha se situata do të jetë e ngjashme, me temperatura që do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius dhe reshje të pakta lokale në mesjavë.

“E njëjta situatë do të jetë edhe në vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, – u shpreh meteorologia.temperaturat

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025