Ulen komisionet për dërgimin e parave me Europën, Shqipëria hyn në SEPA

7 Tetor 2025 | 20:08

Çdo qytetar Shqiptar që dërgon para në Europë apo anasjellas, do të paguajë komision bankar në vlera modeste. Kjo, pasi bankat tregtare në Shqipëri kanë nisur ofrimin e transfertave në Zonën e Pagesave SEPA.

Tarifat bankare për transfertat e parave me 41 vende në Europë, nga sot do jenë 5 herë më të lira. Me anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, Shqiptarët pritet të kursejnë mbi 20 milionë euro cdo vit, ndërkohë qw ky proces do ulw edhe informalitetin.

“Në ceremoninë e mbajtur në mjediset e Bankës Qendrore, edhe Ambasadori Gonzato, vlerësoi procesin në të cilin u përfshinë bankat duke shtuar se me sistemin SEPA, Shqiptarët do të ndihen si qytetarë të Bashkimit Europian.”-tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë

Më tej Sejko vijoi duke thënë se transfertat do jenë të sigurta.

“Me integrimin në SEPA, bankat do të mbajnë komisione me vlerë të papërfillshme në raport me shumën që dërgohen, ndërsa transfertat do të jenë të sigurta.”-tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025