U propozua si një nga tre kanidatët e opozitës, flet Florian Haçkaj për Euronews
Florian Haçkaj, një nga kandidatët e propozuar nga opozita për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës në një lidhje live me Thimi Samarxhiun në “Euronews Now” ka folur lidhur me mënyrën e zgjedhur nga opozita për të zhvilluar takime për të marrë propozime për kandidaturat. Haçkaj u shpreh se kjo është mënyrë normale dhe se është i lumtur që diaspora po përmendet dhe se sipas tij kjo tregon se kanë kryer lëvizjet e duhura.
“Negociatat dhe bisedat kështu shkojnë në të gjithë botën, nuk është diçka anormale. Jam shumë i lumtur te personi im se është dikush nga diaspora po përmendet dhe tregojmë sesi lëvizje kemi bërë një punë të mirë dhe se ka munguar deri më sot. Nuk kemi figura nga diaspora që përfaqësojnë në një mënyrë ose në një tjetër bashkimin e shqiptarëve brenda dhe të shqiptarëve jashtë. Eshtë model, i parë shumë i suksesshëm jo më larg nga Kosova, vëllezërit tanë. Përparim Rama ka ardhur nga jashte dhe ka sjellë një vizion të ri dhe bashkia po ecën më së miri,” tha ai.
Haçkaj më tej u shpreh pasi të merret një vendim, kandidatëve do t’iu komunikohet teksa theksoi se ai do të vijojë punën e tij dhe se mendon se Shqipëria mund të jetë më mirë.
“Është në fazë paraprake, dhe është detyra e tyre që kur të marrin një vendim ose të jenë më të avancuar me bisedimet të na kontaktojnë. Ne nuk jemi duke reklamuar veten, unë vazhdoj punën time, unë vazhdoj në konferenca. Jam i përqëndruar te puna ime dhe te familja ime. Zemra nuk më lë duke menduar se Shqipëria mund të jetë më mirë,” shtoi ai.
Florian Haçkaj është një nga tre emrat për kandidaturën e Bashkisë Tiranës për PD në zgjedhjet e parakohshme përballë Manasitirlut të socialistëve. Ermal Hasimja dhe Edlira Çepani janë dy kandidatët e tjerë të PD-së.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos