Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për burgosjen e zyrtarëve të Illinois, duke i akuzuar ata se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e oficerëve federalë të emigracionit që po kryejnë bastisje në Çikago.
Presidenti shkroi në një postim në rrjetet sociale se kryetari i bashkisë së Çikagos, Brandon Johnson dhe guvernatori i Illinoisit, JB Pritzker duhet të jenë në burg për dështimin në mbrojtjen e oficerëve. Trump e ka quajtur më parë qytetin një “zonë lufte” mes protestave kundër zbatimit të ligjit për emigracionin.
Kryebashkiaku i Çikagos iu kundërpërgjigj menjëherë presidentit, duke thënë kjo nuk është hera e parë që Trump përpiqet të arrestojë padrejtësisht një burrë me ngjyrë.
“Trump tani po bën thirrje për arrestimin e përfaqësuesve të zgjedhur që kontrollojnë pushtetin e tij. Çfarë tjetër ka mbetur në rrugën drejt autoritarizmit të plotë?” u shpreh ai.
Mbërritja e trupave të Gardës Kombëtare në Çikago vjen pas vendosjeve të ngjashme në Los Angeles dhe Washington DC për të ndaluar atë që presidenti e ka përshkruar si krim “jashtë kontrollit”.
Muajin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit, Brian Schwalb ngriti një padi duke sfiduar vendosjen, duke thënë se nuk është vetëm e panevojshme dhe e padëshiruar, por është gjithashtu e rrezikshme dhe e dëmshme për Distriktin dhe banorët.
Trump u ka dhënë gjithashtu udhëzime atyre që të hyjnë në Memfis, Tennessee dhe Portland, Oregon. Një gjykatës ka bllokuar vendosjen e tyre në Portland, por i ka lejuar ata të shkojnë në Çikago për momentin.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:00 Më shumë gra po marrin timonin e makinës, patentat kërkohen nga moshat e reja