Trump: Hamasi po pajtohet me gjëra shumë të rëndësishme

7 Tetor 2025 | 08:15

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se ishte “mjaft i sigurt” se një marrëveshje paqeje në Gaza ishte e mundur dhe se Hamasi po binte dakord për çështje “shumë të rëndësishme” ndërsa filloi bisedimet me Izraelin.

Kryeministri i Izraelit deklaroi të shtunën se shpresonte të njoftonte lirimin e pengjeve “në ditët në vijim”.

Ndërsa zyrtarët u takuan të hënën, Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Kemi një shans shumë të mirë për të arritur një marrëveshje dhe do të jetë një marrëveshje e qëndrueshme. Po mendoj se po ia dalim shumë mirë dhe se Hamasi ka rënë dakord për gjëra që janë shumë të rëndësishme”,u shpreh Trump.

Ai tha se ishte optimist për shanset e një marrëveshjeje, ndërsa delegacioni nga Hamasi dhe Izraeli filluan bisedime indirekte në Egjipt për t’i dhënë fund luftës sipas planit të tij prej 20 pikash.

“Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje. Është e vështirë për mua ta them këtë kur për vite me radhë ata janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje. Do të kemi një marrëveshje për Gazën, jam mjaft i sigurt, po”, shtoi  Trump.

Të premten, Hamasi ju përgigj propozimit të Trump për planin e paqes në një deklaratë, në të cilën grupi pranoi “të lirojë të gjithë të burgosurit izraelitë, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, sipas pikave  të përfshirë në propozimin e Trump.

Ndërkohë, Trump hodhi poshtë gjithashtu një raport se ai e kishte akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se kishte qenë negativ në lidhje me bisedimet, duke thënë se Netanyahu kishte qenë “shumë pozitiv në lidhje me marrëveshjen”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025