Trump: Hamasi do të shfaroset nëse refuzon të heqë dorë nga kontrolli në Gaza

6 Tetor 2025 | 07:30

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Hamasi do të përballet me “zhdukje të plotë” nëse refuzon të heqë dorë nga kontrolli dhe pushteti që ka në Rripin e Gazas.

Në një mesazh për gazetarin e CNN, Jake Tapper, Trump u shpreh: “Shfarosje e plotë!”, kur u pyet për pasojat nëse Hamasi këmbëngul të qëndrojë në pushtet.

Tapper e ngacmoi më tej lidhur me përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi prej 20 pikash për armëpushim, duke cituar senatorin Lindsey Graham, sipas të cilit grupi e ka refuzuar planin duke insistuar për mosçarmatim dhe kontroll palestinez mbi Gazën.

“A është gabim?” pyeti Tapper. “Do ta zbulojmë. Vetëm koha do ta tregojë!!!” u përgjigj Trump teksa përpiqet të shtyjë përpara një plan të ri armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti amerikan tha se është në pritje të një konfirmimi përfundimtar nga Hamasi, ndërsa Izraeli ka rënë dakord me vijën fillestare të tërheqjes të përcaktuar në planin e tij të propozuar për armëpushim.

Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi: “Kur Hamasi ta konfirmojë, armëpushimi do të hyjë në fuqi MENJËHERË, do të fillojë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën tjetër të tërheqjes, e cila do të na çojë afër fundit të kësaj KATASTROFE 3,000-VJEÇARE”.

Ai shtoi se Izraeli ka ndalur përkohësisht sulmet ajrore në Gaza si një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të marrëveshjes.

Megjithatë, CNN raportoi të shtunën se të paktën 67 persona humbën jetën në Gaza nga sulmet izraelite, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Më herët, Trump kishte thënë se Hamasi i ishte përgjigjur pozitivisht planit të tij, duke e cilësuar zhvillimin si një “ditë të madhe” dhe “të pashembullt”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025