Transferimi i Osimhen, presidenti i Napolit po hetohet për skandal financiar

8 Tetor 2025 | 13:07

Napoli është cilësuar si një ndër skuadrat me stabilitet ekonomik në Evropë, por si shpesh ndodh në futboll, janë konstatuar shkelje në aspektin financiar.

Kjo duket se ka ndodhur edhe me kampionët e Italisë, ku presidenti i tyre, Aurelio De Laurentiis, mund të përfundojë në gjykatë, pasi ndaj tij ka nisur hetim nga Guardia di Finanzia.

Hetimi lidhet me transferimin e Victor Osimhen në vitin 2020, kur u deklarua se lojtari u ble nga Lille për 70 milionë euro, por në fakt situata ka qenë ndryshe.

Në dosjen e prokurorisë janë zbardhur komunikimet mes klubeve, presidentit De Laurentiis dhe drejtorëve të Napolit, të cilët kanë planifikuar kalimin e nigerianit në Napoli.

Presidenca ofroi vetëm 50 milionë euro, ndërsa 20 milionët e mbetur u plotësuan në mënyrë fiktive, me pretendimin se do të transferoheshin portieri Karnezis, sulmuesi Llorente dhe tre të rinj të akademisë, Palmieri, Manzi dhe Liguroi, duke arritur kështu vlerën e kërkuar.

Në letra, ky ishte përfundimi, por në të vërtetë tre të rinjtë nuk luajtën kurrë për Lille, madje nuk kishin shkuar ndonjëherë në Francë.

Emrat e tyre u përdorën vetëm për të mashtruar institucionet. Për këtë çështje po zhvillohet hetim, i cili rrezikon të çojë presidentin De Laurentiis në gjyq për akuzën e kontabilitetit të rremë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025