Tragjedi në Madridit, 4 punëtorë humbin jetën nga shembja e një objekti në ndërtim
Katër persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas shembjes së një ndërtese gjashtëkatëshe në proces rikonstruksioni në qendër të Madridit, të martën.
Punonjësit e emergjencës nxorën trupat nga rrënojat në orët e para të së mërkurës në lagjen Opera të kryeqytetit spanjoll.
Sipas kryebashkiakut Jose Luis Martinez-Almeida, kati i sipërm i ndërtesës u shemb rreth orës 13:00, duke rrëzuar njëra pas tjetrës edhe katet e poshtme.
Viktimat janë tre punëtorë ndërtimi nga Ekuadori, Mali dhe Guinea-Konakri — të moshës nga 30 deri në 50 vjeç — dhe një arkitekt 30-vjeçar i përfshirë në projektin e rinovimit. Të gjithë ishin të punësuar nga kompania e ndërtimit ANKA.
Tre persona të tjerë u plagosën, njëri prej tyre me frakturë në këmbë, por pa rrezik për jetën.
Sipas raportimeve, një pllakë betoni rreth tetë ton ra nga kati i gjashtë gjatë punimeve, duke shkaktuar zinxhirin e shembjes.
Fasada e ndërtesës mbeti në këmbë dhe ndaloi shumicën e mbeturinave të përhapeshin në rrugë. Në operacion u përfshinë zjarrfikës, policia, qen nuhatës dhe dronë.
Hetimet për shkakun e shembjes po vazhdojnë dhe po udhëhiqen nga Policia Bashkiake e Madridit, pasi bëhet fjalë për një aksident në vendin e punës.
Ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1965, po shndërrohej nga ish-zyra në hotel. Sipas regjistrit të ndërtimit, inspektimet teknike në vitin 2012 dhe 2022 rezultuan “të pafavorshme”, për shkak të problemeve me fasadën, muret, çatinë dhe sistemin hidraulik.
Kryebashkiaku Almeida deklaroi se projekti i rinovimit kishte dokumentacionin dhe lejet përkatëse.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos