Superkompjuteri OPTA vlerëson shanset e ekipeve italiane për titullin, kush kryeson
Superkompjuteri i kompanisë OPTA ka analizuar shanset e ekipeve italiane për të fituar titullin kampion në Serinë A dhe ka nxjerrë përfundimin se Interi është ekipi më i favorizuar për këtë sezon, duke lënë pas Milanin, Napolin dhe Romën.
Për shkak të ndërprerjes së ligave evropiane, kompani të specializuara si OPTA po përdorin modele statistikore dhe superkompjuterë për të parashikuar fituesit e trofeve.
Në këtë analizë, Interi shihet si skuadra me më shumë mundësi për të triumfuar, duke e vendosur atë përpara kampionëve në fuqi, Napolit, si dhe rivalëve të tjerë si Roma dhe Milani.
Aktualisht në Serinë A janë zhvilluar 6 javë, ku Interi dhe Roma ndajnë kryesimin me nga 15 pikë secila. Në vijim renditen Milan dhe Juventus, ndërsa një detaj interesant është se Juventus dhe Atalanta janë dy skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar asnjë humbje deri tani.
Nga ana tjetër, Roma ka mbrojtjen më të mirë në ligë, ndërsa Napoli kryeson në golat e shënuar me 12 realizime.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos