“Si e njihja unë Astritin”, flet ish-kolegu i gjyqtarit Kalaja
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Mustafa në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli ka folur në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Mustafa bëri me dije se me gjyqtarin Kalaja kishte punuar shumë pak por kishin të njëjtën përvojë, gati 3 dekada në sistemin gjyqësor.
Ai e vlerësoi gjyqtarin Kalaja duke e përshkruar si person të mençur dhe si një gjyqtar shumë të kujdesshëm sidomos në vendimmarrje. Mustafa theksoi se Kalaja ishte njeri me vlera dhe se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në vazhdën e disa çështjeve më të vogla të cilat nuk u kapën në kohë për t’u zgjidhur.
“Unë kam punuar pak kohë me të. Kam njohje prej shumë vitesh. Kemi pothuajse 3 dekada të njëjtën përvojë në sistemin gjyqësor, se para dy vitesh ka punuar pjesërisht prokuror dhe pastaj 25 vite gjyqtar në shkallë të parë dhe Apel. Ka qenë një nga gjyqtarët me urtësi tipike dhe mençuri për t’u admiruar dhe realisht i kujdesshëm në vendimmarrje.
Është shumë pak ajo që mund të thuhet, ngushëllimet për familjen dhe 3 fëmijët e tij, bashkëshorten, sepse ata kanë humbur një njeri me vlera të larta pozitive dhe kjo është e sigurt, Vrasje e tij sot është goditja fondimentale qe mund ti jepet drejtësisë në aspektin ekzistenciale nuk është veprim sporadik por në vazhdën e disa gjerave që kanë ndodhur në vazhdimësi pas shumë herë më të vogla dhe nuk janë analizuar dhe parë ose korrigjuar”, tha ai.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos