Shqiptari flet nga Polonia: Avionët rusë provokuan sot, NATO po tregohet e butë

19 Shtator 2025 | 21:47

Në një lidhje direkte nga Varshava, Ilirjan Osmanaj, sipërmarrës i njohur shqiptar që jeton dhe punon në Poloni, foli ekskluzivisht për emisionin Balkan Talks.

Ai bëri një panoramë të tensioneve dhe provokimeve të fundit që sipas tij po përjetohen në Poloni nga Rusia.

Osmanaj tha se jo më larg se sot, Rusia ka kryer një provokim serioz me avionë ushtarakë që janë afruar pranë bregdetit polak.

“Sot në orën 06:45 kanë hyrë avionë ushtarakë rusë vetëm 7 kilometra larg bregdetit polak, në një platformë ku po kërkohet naftë në det. Ata kanë fluturuar mbi atë zonë”, u shpreh Osmanaj.

Ai shtoi se NATO po tregohet shumë e butë në reagimin ndaj këtyre ngjarjeve.

Në lidhje me pyetjen e moderatorit Frango Egro, i cili theksoi shqetësimet e qytetarëve polakë që reflektohen në media, Osmanaj u përgjigj:

“Edhe në 2014, provokimet e Rusisë në Krime ishin pak a shumë të njëjta. Sot shqetësimi i popullsisë është i madh, sepse kemi rastin e 19 dronëve rusë që fluturuan mbi Poloni, prej të cilëve u rrëzuan tre. Një shtëpi u shkatërrua, mund të kishte edhe viktima, por nuk duket thjesht si provokim. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh në popullsi”, tha ai.

Ai kujtoi edhe një incident tjetër të rëndë:

“Para dy vjetësh, një raketë ruse që ra në Poloni vrau një person. Kështu që nuk është një çështje e thjeshtë,” përfundoi zoti Osmanaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025