Shpirt i lirë e rebel, Fermani në “Real People” flet mbi pasionin e tij për motorat
Fermani nga Fieri, vjen në këtë episod të “Real People”, për të treguar jetën dhe pasionin e tij për motorat. Duket si zotëri, por ai është një shpirt i lirë dhe i ri dhe rebel, edhe për pasionin që ai ka. Në fillim të bisedë, ai u ndal duke treguar mbi ritmin e tij të ditës, si një njeri mjaft punëtor që kërkon çdo ditë diçka të re për tu marrë me të.
“Për një muaj dal në pension. Shumë vite kam punuar me kamione në Itali, Greqi, Maqedoni por po bëj 10 vite që kam hequr dorë, sepse edhe mosha bën të veten. Tani merrem me riparimet e fabrikave të vajit, jam mekanik.
Gjithmonë kohën e lirë e shfrytëzoj me motorrat, sidomos tani që është periudha që nuk punoj me fabrikën. Pothuajse çdo ditë merrem me diçka.
Më tej, Fermani i kushton rëndësi pasionit të tij për motorat, pasion i cili për familjen e tij është trashëguar brez pas brezi.
“Motorat i ka pasur babai, ishte shumë i apasionuar pas tyre. Edhe unë i vogël i kisha shumë qef, më merrte babai me vete dhe më bënte xhiro.
Ngaqë i kisha shumë qef, i mora fshehuari një ditë babait motorin. Ai ishte në mbledhje dhe unë me djalin e xhaxhait marrim motorin. Pavarësisht se nuk kisha çelës, me një gozhdë që bën kontaktin ndeza motorin. Bëra një xhiro, e më pas e solla në shpi. Kur vjen babai për të parë motorin, ai ishte i ngrohtë. Unë e pashë babanë dhe ika sepse kisha frikë. Babai e kuptoi që e kisha marrë unë dhe më qortoi duke më thënë sa i rrezikshëm është”, tha Fermani.
I pyetur nëse këtë veprim të guximshëm prej fëmije e kanë bërë dhe fëmijët e tij, Fermani tregon se ka qenë vetë ai i cili ua ka dhënë motorin dy djemve të tij, gjithmonë duke i mbajtur nën kontroll.
Ai më tej shprehet se babai i tij i cili ka ndërruar jetë, la një amanet për motorin të cilin e donte aq shumë.
“Mua nuk ma kanë marrë pa leje fëmijët motorin sepse gjithmonë ua kam dhënë dhe i mbaja afër. Edhe babai im i bëri praktikë çunit tim të madh, njësoj si mua dikur. Njëri çun është në Tiranë, Bledi, dhe tjetri ndodhet në Australi. Edhe Bledi është i apasionuar pas motorave dhe babai na la amanet që ky motor do ti vejë Bledit, djalit të madh. Kështu, Bledi më tha që t’ia riparoja motorin dhe pjesët që nevojiteshin do i gjente ai. I gjeti të gjitha që duheshin, sepse ne atëherë kemi vuajtur shumë për të gjetur pjesë këmbimi dhe kështu, unë e mbajta amanetin e babait”, tha Fermani nga Fieri.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos