Shpëtim Nazarko: Emri i ish-ministrit të Berishës me dosje

26 Tetor 2022 | 07:23

Analisti Shpëtim Nazarko ka fajësuar klasën politike dhe kryetarët e tre partive kryesore në vend, Edi Ramë, Sali Berishë dhe Ilir Metë në lidhje me hapjen e dosjeve.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Nazarko u shpreh se Berisha ka vendosur në krye të ministrisë së Ekonomisë kur ishte në qeveri, Genc Rulin, i cili aludohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, është diçka kriminale të vendosësh në poste publike, përfshirë edhe atë të presidentit, njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit.

“Kanë vënë në krye të shtetit një ministër të Ekonomisë, sot po aludohet për Genc Rulin. Çfarë ka bërë Sali Berisha? Ka vënë një ministër të Ekonomisë, që është i shantazhueshëm nga ai tjetri që nuk ka interesat që kam unë për Shqipërinë. Ky nuk është ligj për mua, por mua më intereson kjo gjë. Kush i lejon këta që kanë drejtuar Shqipërinë që të veprojnë më keq se Enver Hoxha?

Këto nuk kanë kuptuar sistemin e Enver Hoxhës. Në një sistem të hapur, e di çfarë do të thotë të kesh një njeri me njolla të këtij lloji, që mund të jetë ministër Financash, kryeministër, president. Për këtë arsye duhet të zhdukesh nga politika”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025