Shfaqja “Rendi i ri” sjell dramën bashkëkohore në skenën e Gjirokastrës
Shfaqja “Rendi i ri” e dramaturgut spanjoll Sergi Pompermayer ka çelur sezonin e ri teatror në skenën artistike, në qytetin e Gjirokastrës. E intepretuar për artdashësit nga aktorët e teatrit shëtitës “Çajupi” kjo pjesë trajton problematikat me të cilat përballet shoqëria bashkëkohore.
Ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër katër rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë), që instinktivisht janë nën kthetrat e urrejtjes dhe grindjeve të vazhdueshme për vendin, pasiguri me trazira, me krizë demokracie, vënie në pikëpyetje të drejtësisë, abuzimin emocional, kompeksitetin e pakënaqësisë dhe anarkinë.
“Që në momentin e parë që e morëm mendojmë se kjo pjesë është shumë aktuale për një popull i cili vuan gjithçka sidomos papunësinë, legalizimet e pronave, ishte shumë aktuale dhe ishte shumë afër nesh,afër realitetit tonë dhe pse kjo pjesë është bërë në realitetin e Spanjës në 2014 por është shumë aktuale për ne , dhe ishte shumë e lehtë për tu perceptuar dhe shumë e qartë që ne të bëheshim zëri i këtyre njerëzve dhe vetes sonë në radhë të parë dhe i gjithë njerëzve që përfaqësojnë këtë lloj shoqërie” –shprehet Era Çaushi aktore.
“Sollëm në skenë një shfaqje që për mua do të ngelet gjatë në kujtesë ishte një tekst dramaturgjik shumë i bukur, kemi bërë një punë shumë të bukur, ka qenë një trup që punoi me shpirt sepse kjo është një nga ato pjesë që mendoj unë çdo aktor duhet të lejë një copë të shpirtit sepse përjetimet emocionale që kalon aktori janë shumë të vështira dhe ndihem i lumtur që premiera ishte në qytetin e Gjirokastrës”- shprehet Aleksandër Kondi, aktor.
“Teatri shëtitës është vazhdimisht bujtës në Gjirokastër dhe ndihet shumë mirë vendosi që ta filloj këtë udhëtim të kësaj shfaqje thellësisht dramatike, thellësisht emocionale nga Gjirokastra me besimin që pagëzimi që i bëri ky qytet kësaj shfaqje sonte ishte një shenjë që shfaqja do të udhëtojë” –shprehet Kiço Londo regjisor.
Përgjatë sezonit artistik të vjeshtës në skenën e teatrit “Zihni Sako” do të ngjiten trupa vendase dhe të huaja duke gjallëruar jetën artistike në qytetin e Gjirokastrës.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos