Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë

8 Tetor 2025 | 21:11

Mënyra e re e të jetuarit pas kalimit nga diktatura komuniste në demokraci po sjell jo pak probleme lidhur me shëndetin. Mjekët endokrinologë thonë se mbipesha dhe obeziteti po shtojnë gjithmonë e më shumë persona në radhët e tyre, ku burrat janë ata që mbizotërojnë.

“Ka një rritje të personave obezë dhe atyre mbipeshë. Është një rritje e viteve të fundit që vjen për disa arsye, ndryshimi i stilit të jetesës, ulja e aktivitetit fizik, lëvizja me mjetet automobilistike gjatë pandemisë, ushqyerja e pashëndetshme”, – shprehet Edlira Hoxha, mjeke endokrinologe.

Disa kilogramë më shumë në trup nuk janë vetëm një problem në dukje, por bartin dhe paralajmërojnë shumë sëmundje.

“Personat që janë mbipeshë dhe obezë kanë risk për zhvillimin e disa sëmundjeve kronike siç janë diabeti, hipertensioni arterial, yndyrnat, kolesteroli”, – shprehet Edlira Hoxha, mjeke endokrinologe.

Obeziteti vlerësohet nga ekspertët e shëndetësisë si një nga shkaqet kryesore të rritjes së vdekshmërisë dhe aftësisë së kufizuar në popullatë. Në këto kushte, mjekët rekomandojnë dieta të balancuara dhe aktivitet fizik në mënyrë të pandërprerë çdo ditë, për të gjitha moshat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025