Shehaj: Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh, kjo lojë politike

23 Shtator 2025 | 21:53

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania, zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shehaj tha se nuk i intereson shumë debati mbi procedurat, duke theksuar se thelbi është fakti që Veliaj ndodhet në burg dhe nuk mund të jetë më kryetar bashkie.

“Në fakt nuk më duket shumë interesant debate mbi procedurat dhe nuk është thelbi. Nuk ka shqiptar që nuk e di që pse Veliaj është në burg. Ai nuk mund të jetë kryetar dhe duhet ta kishte dhënë prej kohësh. Janë thjesht një teatër këto që kanë ndodhur. Ai duhet të vepronte siç ka bërë me të gjithë. Kjo është një lojë. Edi Ramës i erdhi dita që Veliaj mos të jetë aty. Nuk ka nevojë për tratativa. Edi Rama ka një pushtet absolut dhe mbi shqiptarët. Nuk guxon njeri të bëjë tratativa. Pyetja është, pse Veliaj që ne e dimë që është i korruptuar dhe në burg dhe Xhaçka në parlament, pse Veliaj në burg dhe kryetari i bashkisë në Shkodër është në detyrë.”-tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025