Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi për fitoren e Bashkisë së Tiranës

11 Shtator 2025 | 22:37

Agron Shehaj ka folur në Euronews Albania, në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, lidhur me kandidaturën e mundshme që do të përballet me socialistët për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Partisë Mundësia u shpreh se vetëm një kandidaturë jopolitike dhe përbashkuese, e mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, do të kishte realisht shanse për të fituar në garën për Bashkinë e kryeqytetit.

“Duhet një kandidat jopolitik, i pavarur, që të bashkojë 32 përqindëshin e PD-së, 6 përqindëshin e Partisë Mundësia, 3 përqindëshin e forcës tjetër që vjen pas dhe kështu me radhë. Kjo është e vetmja mënyrë që të mundim Edi Ramën. Nuk ka rëndësi emri tani. Duhet të vendosim nëse jemi dakord me këtë qasje, pastaj emri gjendet, se ka shqiptarë të zotë, të aftë të papëryer në Shqipëri dhe që jetojnë jashtë. Ata që jetojnë jashtë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre pa asnjë lloj interesi”, – theksoi Shehaj.

Sipas tij, në kushtet aktuale, e vetmja mënyrë për të pasur shanse përballë mazhorancës është që opozita të përzgjedhë një kandidat teknik, të pavarur, i cili nuk është anëtar i asnjë partie politike dhe që nuk perceptohet si përfaqësues i ndonjë force politike.

“Na duhet një kandidat i përkryer dhe i jashtëzakonshëm, pavarësisht se çfarë mendojnë kryetarët e partive opozitare. Ideja është të gjejmë një kandidat të pavarur, që të përfaqësojë opozitën,” – tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025