“Rusia ka rënë”, deklarata e fortë nga Franca: Putini nuk na kërcënon dot
Në “Balkan Talks” me Franko Egron, eksperti ndërkombëtar Selam Hajrizi flet për rënien e ndikimit rus, përplasjet Macron-Orban dhe rolin e Serbisë në rajon.
Në një deklaratë të fortë gjatë emisionit Balkan Talks, eksperti ndërkombëtar Selam Hajrizi tha se ndikimi i Rusisë në arenën ndërkombëtare ka rënë ndjeshëm dhe se presidenti Vladimir Putin nuk është më në gjendje të kërcënojë Perëndimin si më parë.
“Rusia ka rënë! Putini nuk na kërcënon dot,” u shpreh Hajrizi, duke analizuar zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe qëndrimet e disa liderëve europianë ndaj Kremlinit.
Ai vuri theksin te qëndrimi i kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili është kritikuar vazhdimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron për afërsinë e tij me Moskën. Sipas Hajrizi, Macron i ka kërkuar Orbanit të rreshtohet më afër Bashkimit Evropian dhe të ndalë lojërat politike që favorizojnë Putinin.
“Macron shumë herë ka pasur tensione me Orban, duke i thënë se po luan lojën e Putinit. I ka kujtuar se jemi 27 vende dhe duhet të jesh afër nesh,” theksoi ai.
Po ashtu, Hajrizi përmendi edhe liderin polak Donald Tusk, i cili sipas tij, është tallur hapur me Orban për qëndrimin e tij të butë ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Në këtë analizë, nuk mungoi as përmendja e Serbisë, të cilën eksperti e konsideroi si aleatin kryesor të Rusisë në rajon.
“Putin i falënderon këto vende, sidomos Serbinë që e ka aleatin kryesor në rusofoninë e tij,” shtoi Hajrizi, duke nënvizuar se Serbia vijon të luajë një rol të dyfishtë mes Lindjes dhe Perëndimit.
Duke u ndalur tek zhvillimet brenda vetë Rusisë, eksperti u shpreh se përballë humbjeve të mëdha në Ukrainë dhe një prezence të sforcuar në media, figura e Putinit tregon dobësi të brendshme.
“Kur një ish-agjent i Rusisë del kaq shpesh në publik, kjo do të thotë se është në vështirësi,” tha ai
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos