Rekomandimet e nutricionistes: Si ndihmojnë suplementet dhe dietat gjatë menopauzës
E ftuar në emisionin “Health O’Clock” në Euronews Albania, nutricionistja Matina Çobo dha një sërë rekomandimesh dhe këshillash të rëndësishme për gratë në periudhën e menopauzës.
Ajo theksoi se suplementet e proteinave të gatshme janë të nevojshme dhe të sigurta për femrat në këtë fazë, sidomos për ato që ushtrojnë aktivitet fizik rregullisht.
Çobo rekomandon gjithashtu një dietë të mirëbalancuar për parandalimin e rreziqeve që vijnë nga ulja e estrogjenit.
“Pas moshës 40 vjeç, gratë duhet të konsultohen për suplementet që u nevojiten, si dhe të shtojnë marrjen e yndyrnave të shëndetshme përmes vajit të ullirit, frutave, apo suplementeve si omega-3, që ndihmojnë në përthithjen e mineraleve. Suplementet e kalciumit dhe vitaminës D janë të domosdoshme, pasi në këtë periudhë fillojnë problemet me kockat. Një ndihmë e madhe në këtë proces është kreatina, e cila ndihmon në rikuperimin dhe ruajtjen e masës muskulare, duke përfituar edhe gratë në menopauzë. Sipas nutricionistes, shumë gra që përjetojnë ndryshime të peshës dhe probleme me kolesterolin vijnë për këshillim, dhe përmes dietës së balancuar, me konsum të lartë të frutave dhe perimeve me ngjyra të ndryshme, mund të marrin fitoestrogjene që ndihmojnë në uljen e simptomave”, tha ajo.
Efektet e menopauzës te trupi i gruas
“Menopauza është një periudhë e rëndësishme që sjell ndryshime të mëdha në organizmin e gruas. Ulja e nivelit të estrogjenit ndikon në procese të ndryshme metabolike dhe fiziologjike, duke shkaktuar humbje të masës muskulare, varje të lëkurës, si dhe ulje të masës kockore dhe nivelit të kalciumit,” shpjegoi nutricionistja Matina Çobo. Ajo theksoi se në këtë fazë, ndryshimet hormonale duhet të trajtohen me kujdes për të reduktuar efektet negative në trupin e gruas”. tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos