Realizohet ndërhyrja e vështirë në spitalin e Fierit, Koçiu: Mirënjohje stafit

8 Tetor 2023 | 15:49

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri me dije përmes një njoftimi në Facebook se në spitalin rajonal Memorial të Fierit është realizuar një ndërhyrje të nivelit të lartë kirurgjikal.

Bëhet fjalë për heqjen e Karcinomës Gastrike – Ca Gastrit tek një pacient 49-vjeç, i cili u diagnostikua gjatë procedurës së Endoskopisë me kancer të stomakut.

Sipas Koçiut pacienti është rikuperuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Operacioni i suksesshëm u krye nga ekipi turko – shqiptar, Dr. Alti Haxhiu, Dr. Altin Ngjeci, Dr. Anestezist Andi Gjini dhe infermieret Ina Shahu, Zejnep Aydin. Mirënjohje për përkushtimin dhe punën e stafit të këtij spitali, i cili ofron shërbime me standard dhe cilësi për të gjithë qytetarët në jug të vendit,” – shkroi Koçiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025