Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll

8 Tetor 2025 | 21:05

Shqipëria është ndër vendet me prevalencë të lartë të hipertensionit në Europë. I cilësuar si vrasësi i heshtur, kjo sëmundje që karakterizohet nga rritja e qëndrueshme e tensionit të gjakut në arterie, që transportojnë gjakun nga zemra drejt të gjitha indeve dhe organeve të trupit, ka prekur thuajse gjysmën e popullisë shqiptare.

Raporti i fundit i OBSH ka nxjerrë në pah se 47% e shqiptarëve të moshës 30-79 vjeç vuajnë nga hipertensioni.

E përkthyer në shifra, 797 mijë persona në vendin tonë janë të prekur nga hipertensioni, por vetëm gjysma janë në dijeni për gjendjen e tyre.

Mungesa e simptomave bën që sëmundja të veprojë në fshehtësi derisa të shfaqen probleme serioze shëndetësore.

Ekspertët e OBSH japin alarmin se në Shqipëri vetëm 11% e të prekurve nga hipertensioni e mbajnë nën kontroll sëmundjen dhe marrin trajtim, ndërsa 711 000 persona me hipertension nuk e kanë gjendjen e tyre shëndetësore nën kontroll.

Ata bëjnë me dije se hipertensioni i pakontrolluar mund të bëhet shkak për infarkt, goditje në tru, sëmundje kronike të veshkave dhe demencë.

Shifrat e hipertensionit kanë ardhur në rritje në dekadën e fundit dhe trendi pritet të vijojë deri në 2030.

Mjekët fajësojnë si shkaktarë kryesorë të hipertensionit në popullatë konsumin mbi normë të kripës, alkoolit, duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe obezitetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025