Raporti i OBSH: 48% e foshnjave në botë ushqehen me qumësht gjiri

6 Gusht 2025 | 17:47

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se vetëm 48% e foshnjave në botë ushqehen vetëm me gji në 6 muajt e parë të jetës.

Kjo shifër sipas ekspertëve është ende larg objektivit global të 2030, ku kërkohet që të paktën 60% e të sapolindurve të ushqehen me gji në 6 muajt e parë të jetës së tyre.

Ekspertët e shëndetësisë botërore vlerësojnë se ushqyerja me gji është një nga mënyrat më efektive për të siguruar shëndetin, zhvillimin dhe mbijetesën e foshnjave në muajt e parë të jetës. Ajo vepron si vaksina e parë, duke i mbrojtur nga sëmundje si diarrea dhe pneumonia.

Ata nxjerrin në pah se shkak I mos ushqyerjes me gjit të fëmijëve eshtë mungesa e mbështetjes për nënat e reja dhe mungesa e trajnimit për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Vetëm 1 në 5 vende përfshijnë trajnimin për ushqyerjen e foshnjave në programet për mjekë dhe infermierë, duke bërë që shumica e nënave të largohen nga maternitetet pa udhëzime të duhura.

OBSH dhe UNICEF u bëjnë thirrje qeverive të investojnë në mbështetjen e ushqyerjes me gji, me masa konkrete si rritja e buxheteve kombëtare, integrimi i këshillimit për gjidhënie në kujdesin shëndetësor, dhe zbatimi i Kodit Ndërkombëtar për Zëvendësuesit e Qumështit të Gjirit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025