Qori sfidon partitë e mëdha: Garoj për Tiranën si alternativë anti-sistem

4 Tetor 2025 | 21:04

Drejtuesi i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, foli në një lidhje direkte në emisionin “Review” me gazetaren Greta Topjana, ku shpjegoi se pse kjo forcë politike ka vendosur të hyjë e vetme në garën për Bashkinë e Tiranës.

Qori tha se Lëvizja BASHKË është ndryshe nga partitë tradicionale dhe për këtë ajo do të marrë pjesë me kandidatët e saj në çdo palë dhe lloj zgjedhjeje, ndërsa kritikoi partitë e vjetra, që sipas tij janë bashkëpunëtore në të gjitha të këqijat që i kanë sjellë Shqipërisë.

“Ne jemi shumë ndryshe nga partitë tradicionale në Shqipëri. Në këto zgjedhje e në çdo zgjedhje tjera, ne do të garojmë me kandidatët tanë”, tha Qori, duke shtuar se Këshilli Koordinues i Lëvizjes BASHKË e ka zgjedhur atë si kandidat, sepse “gara për Tiranën nuk është vetëm administrative por edhe politike, dhe është më mirë që kryetari i partisë të jetë kandidati për kryetar”.

“Unë kam kandiduar në vitin 2023 për kryetar dhe patëm një rezultat të mirë. E njoh mirë qytetin, njoh problemet e qytetit dhe i përjetoj vetë ato. Lëvizja BASHKË e projekton veten si një alternativë ndaj sistemit prandaj vendosëm të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, tha Qori.

Ai theksoi se besojnë në ideale dhe nuk duan të kenë lidhje me partitë e korruptuara, duke shtuar se “Shqipëria mund të rikthehet në rrugën e saj nëse Lëvizja BASHKË do të ketë mundësi të qeverisë në struktura lokale ose vendore.”

“Sigurisht, në garë hyhet për të pasur sukses. Do të donim të kryesonim Bashkinë e Tiranës, por për ne sukses do të ishte dhe po të merrnim një rezultat më të mirë se herët e tjera. Duam që qytetarët të përqafojnë idetë tona. Jam optimist më shumë se kurrë, dhe kuptoj që pakënaqësia e qytetarëve është kombinuar me shpresën për një ndryshim rrënjësor”, përfundoi Qori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025