Qori bën parashikimin nëse fiton bashkinë e Tiranës: Do derdheshin njerëzit në rrugë

7 Tetor 2025 | 22:47

Kandidati i Lëvizjes Bashkë për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me programin e tij. Qori është shprehur se nëse ai fiton zgjedhjet e 9 nëntorit do të ketë një ngritje të madhe kundër sistemit të vjetër politik.

Ai theksoi se programi i tij nuk është vetëm për pjesën e mbetur, një vit e gjysmë por për një periudhë më afat gjatë përkatësisht 5 vite e gjysmë. Qori tha se nëse fiton do të rikandidojë në zgjedhjet e 2027 por edhe në rast humbjeje është në dispozicion të partisë së tij.

“Besoj se nëse unë fitoj për kryetar bashkie, ne nuk do të kemi qeverinë kundër sepse nuk do të jetë më kjo qeveri. Del lajmi që unë kam fituar bashkinë e Tiranës, dhe mendoni se gjërat do të jenë normale politikisht të nesërmen.

Besoj se do ngjallet një entuziazëm dhe një kundërshtim i jashtëzakonshëm ndaj sistemit të vjetër politik. Programi ynë tejkalon kufirin një vit e gjysmë por propozojmë gjëra që do të shkojnë 5 vite e gjysmë. Nëse fitoj do të rikandidoj në 2027. Unë jam në dispozicion të Lëvizjes Bashkë për çdo lloj gare,” u shpreh Qori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025