Qeveria iu merr bashkive transportin publik, bileta elektronike nga shtatori 2026

3 Tetor 2025 | 16:00

Transporti publik nuk do të jetë më në varësi të bashkive. Nga shtatori i vitit 2026, autobusët, bashkë me hapësirën ku do të parkohen dhe biletat, të cilat pritet të jenë elektronike, do të administrohen nga shteti. Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e shoqërisë “MobAl”, e cila do të jetë me kapital 100 për qind shtetëror.

“Shoqëria ‘MobAl’, sh.a., ka si objekt të veprimtarisë operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike; operimin e shërbimeve të rregullta të specializuara të transportit të udhëtarëve, përfshirë transportin e nxënësve dhe të punonjësve arsimorë; arkëtimin e tarifës së biletave në mënyrë fizike ose elektronike dhe krijimin ose sigurimin e sistemeve e të aplikacioneve elektronike për menaxhimin, informacionin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik rrugor të udhëtarëve.”

Shoqëria e re do të operojë si një strukturë publike, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të përfaqësojë shtetin si aksionar i vetëm. Kapitali fillestar prej 10 milionë lekësh do të transferohet nga buxheti i ministrisë, ndërsa “MobAl” më pas do të funksionojë me vetëfinancim.

“Burimi i të ardhurave të shoqërisë ‘MobAl’ janë të ardhura nga arkëtimi i tarifës së biletës; të ardhura nga tarifa vjetore, që përfitohen nga subjektet që kryejnë shërbimin e operimit të shërbimeve të transportit publik rrugor; të ardhura të tjera të ligjshme, të cilat vijnë nga kryerja e veprimtarive sipas pikës 7 të këtij vendimi dhe grantet, huatë, subvencionet.”

Sipas vendimit, shoqëria “MobAl”, sh.a., mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025