Qëlloi me shuplakë një fëmijë, gazetari: Ja si u komentua në Turqi gjesti i Erdogan

30 Korrik 2024 | 09:19

Gazetari Sokol Brahaj tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se gjesti i presidentit Turk, i cili i dha një shuplakë një fëmijë ndërkohë që i zgjaste dorën për t’ia puthur, është kritikuar shumë edhe në Turqi. Ai tha se gjesti është cilësuar si një turp i madh në mediat sociale.

Megjithatë Brahaj shpjegoi se puthja e dorës, është në kulturën turke, ndërsa sipas prononcimeve të zëdhënësit të Erdogan, gjesti i presidentit ka pasur natyrë përkëdhelëse.

“Kjo është debatuar edhe në Turqi, është komentuar, është shpërndarë dhe është një turp  i madh për Erdogan. Gjithë ai sulltan i Bosforit të gjuaji një kalama se nuk i puthi dorën. E para është se i gjuajti një shuplakë një fëmijë, e dyta është që është kulturë turke që i vogli i puth dorën të madhit. Ajo lëvizja e dorës ashtu është e përshpejtuar thonë.

]Nuk bëhet fjalë që Erdogan të qëllojë një fëmijë por është një ledhatim. Nëse shikojmë prononcimet zyrtare, zëdhënësi i tij tha se këto janë fake news, nuk ka lidhje me gjuajtjen e Erdoganit, por është një ledhatim si e përdorim ne “shihe nipi im”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025