Profesori shqiptar për planin e Trump: Nuk ka kushte për një shtet real palestinez

4 Tetor 2025 | 19:25

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, komentoi planin e paqes për Gazën të Presidentit amerikan Donald Trump, në një intervistë për “Balkan Talks”.

Duke folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mema shprehu skepticizëm të thellë për mundësinë e krijimit të një shteti real palestinez.

Ai theksoi se në të ardhmen mund të mos kemi një shtet funksional, por më tepër një seri qytetesh palestineze, të lidhura mes tyre përmes tunelesh, mbikalimesh apo formash të tjera, por që nuk përmbushin elementët e një shteti të vërtetë.

“Ideja e një shteti palestinez sa vjen dhe bëhet pak më abstrakte, pasi për të pasur një shtet duhet të kesh një territor, të kesh sovranitet – të jashtëm dhe të brendshëm – një popull që do të qeverisë dhe një lloj kontiguiteti territorial. Të gjitha këto janë të pamundura. Populli palestinez sa vjen dhe tkurret. Në të ardhmen do të kemi thjesht disa qytete që janë të lidhura ndërmjet tyre me tunele, mbikalime apo forma të tjera me njëra-tjetrën. Absolutisht nuk do të kemi sovranitet të jashtëm, pasi Izraeli e ka bërë të qartë që kufijtë e jashtëm të këtij shteti të mundshëm palestinez gjithmonë do të jenë të monitoruar nga Izraeli. Atëherë nuk kemi të bëjmë me një shtet”, tha Mema.

Sipas profesorit Mema, Palestina ekziston sot vetëm si një koncept abstrakt, me një autoritet që e përfaqëson, por që nuk funksionon de facto si shtet.

“Sot, në fakt, Palestina ekziston si një shtet në koncept abstrakt. Ekziston autoriteti palestinez dhe ka pushtetin për ta përfaqësuar, por de fakto nuk është një shtet, nuk është se mund të funksionojë si i tillë. Do të kemi një seri qytetesh që njihen si qytete palestineze, të cilët kanë një lloj identiteti, dhe pikëpyetja e madhe ekziston mbi të ardhmen e Rripit të Gazës”, u shpreh Mema.

Sipas profesorit Mema, Palestina ekziston sot vetëm si një koncept abstrakt, me një autoritet që e përfaqëson, por që nuk funksionon de facto si shtet.

“Optimizmi ynë për një shtet palestinez është i keqvendosur. Nuk mendoj se ekziston arsye për një optimizëm të tillë. Kjo formulë që kemi përpara nuk krijon kushte për një shtet palestinez. Netanyahu nuk ka pasur kurrë dëshirë për një shtet të tillë, dhe realiteti politik e gjeografik e bën të pamundur krijimin e tij”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025