“Po flas për herë të parë”, Bylykbashi: Ajo që ka ndodhur me Veliajn mund të…
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se ajo që ka ndodhur me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj duke nisur nga mënyra si u shkua drejt shkarkimit ka vendosur një precedent të rrezikshëm.
Sipas tij, rasti Veliaj duhet trajtuar duke e zhveshur nga emri, për të treguar se precedenti për të përdorur mosparaqitjen në detyrë si shkelje e rëndë për të shkarkuar një kryetar bashkie kur ai është në paraburgim hap derën që e njëjta ta bëhet me të gjithë kryebashkiakët e opozitës.
“Nëse heqim Veliajn dhe marrim rastin, jemi duke folur për themelin e qeverisjes, si po qeveriset ky vend. Opozita nuk ka rolin të bëjë avokatin e Veliajt në Kushtetuese por e kemi bërë qëndrimin tonë të qarte dhe sot si jurist; sot po përballemi me një situatë, bëhet debat nëpër studio, ne besojmë që procedura është gjysma e demokracisë. Unë nuk kam pasur mundësi, hera e parë që dal flas në televizion pas kaq kohësh dhe hera e parë që flas për këtë çështje në publik. Ajo që ka ndodhur këto ditë, duke filluar nga mënyra si u çua drejt shkarkimit një kryetar bashkie dhe përpjekja që bëri kryeministri ka vendosur një precedent shumë të rrezikshëm. Me investimin për të përdorur mosparaqitjen në detyrë si shkelje e rëndë për të shkarkuar një kryetar bashkie kur ai është në paraburgim, por hapet dera që njëjtë ta bëjë me të gjithë kryebashkiakët e opozitës”, tha Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos