Plagosja e kryebashkiakes në Gjermani/ Të dyshuar dy fëmijët e saj, gjenden dy thika
Detaje të reja janë zbuluar rreth sulmit të regjistruar ditën e martë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. 57-vjeçarja u godit disa herë me thikë në shtëpinë e saj. Fillimisht u raportua se ajo është plagosur jashtë por autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e banesës ndërsa të dyshuarit janë dy fëmijët e birësuar të kryebashkiakes.
Autoritetet gjetën dy thika, një në dhomën e djalit 15-vjeçar të Stalzer dhe tjetrën në çantën e tij të shpinës, e cila kishte gjurmë gjaku mbi të. Policia ka gjetur edhe rroba të njollosura me gjak, të cilat dyshohet se i përkisnin vajzës 17-vjeçare.
Hetuesit zbuluan gjithashtu se ishin bërë përpjekje për të pastruar zonën përpara thirrjes së emergjencës, por njollat e gjakut u rizbuluan duke përdorur metoda shkencore. Mjekët arritën ta stabilizonin gjendjen e saj, por nuk e përjashtuan plotësisht rrezikun për jetën, pasi organet jetësore, përfshirë mushkëritë, ishin dëmtuar.
Sipas kreut të Drejtorisë së Vrasjeve, Jens Rautenberg, vetë Stalzer, nga spitali, e quajti vajzën e saj 17-vjeçare si përgjegjëse për sulmin. Marrëdhënia midis nënës dhe vajzës kishte qenë e tensionuar në të kaluarën. Verën e kaluar, kishte pasur një incident të rëndë midis tyre. Tensione dukej se ekzistonin edhe me djalin 15-vjeçar.
Të mërkurën, një ditë pas sulmit, autoritetet policore vazhduan hetimet e tyre në shtëpinë e kryetarit të bashkisë në lagjen Herdecke-Herrendis. Zyra e prokurorit njoftoi se çështja nuk po trajtohet më si tentativë vrasjeje, por si dëmtim i rrezikshëm trupor, kështu që nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti. Dy të miturit pritet të lirohen dhe të vendosen nën mbikëqyrjen e Shërbimeve për të Mitur.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos