Pjesëmarrja në protesta, Florian Binaj: Kam pasur presione
Aktori Florian Binaj thotë se ka pasur presione për shkak të pjesëmarrjes në protesta.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Binaj u shpreh se të shumtë janë ata që kanë braktisur protestet, pasi kanë përfituar diçka nga qeveria.
“Një tjetër problem, është fakti që gjatë gjithë këtyre viteve, të shumtë kanë qenë ato figura të njohura dhe të panjohura, që kanë dalë për të mbrojtur një çështje dhe mbrapa i është mbyllur goja, zëri sepse kanë përfituar diçka. Patjetër që kam pasur, jo të drejtpërdrejta”, theksoi Binaj.
Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët nëse kanë njohuri për organizmat e shoqërisë civile.
Gjetjet e sondazhit kanë rezultuar se shqiptarët konsiderojnë si “shoqëri civile” vetëm disa kategori të tyre, siç janë: organizatat mjedisore dhe organizatat për të drejtat e njerëzve apo kafshëve.
Të pyetur nëse, janë pjesë e shoqërisë civile organizatat me karakter fetar, vetëm 44.4% e qytetarëve janë përgjigjur: “PO”, ndërsa 55.6% janë përgjigjur “JO” ose “NUK E DI”.
LEXONI GJITHASHTU
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos