“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, Alice: Aventura që më solli në Shqipëri

23 Mars 2025 | 20:48

Alice Taylor nga Anglia ishte personazhi i kësaj të diele në “Interview” në Euronews Albania ku ka ndarë detaje nga jetesa e saj në Shqipëri.

Ajo ka rrëfyer se fillimisht vizitoi Tiranën pasi ishte bileta më e lirë që mund të priste ndërkohë që ishte në Qipro, ndërsa më pas qëndrimi i saj nga 3 ditë u bë 3 javë pasi 2 gota raki e bën të zgjidhte biletën e gabuar.

Megjithatë kanë qenë këto tre javë të cilat e ndryshuan jetën e saj, pasi nga ai moment ajo vendosi të kthehej në Qipro për të marrë gjithë gjërat e saj e të shpërngulen në Shqipëri ku tashmë jeton prej 7 vitesh.

“Do qendroja tre ditë në tiranë. Ditën e dytë pata problem me veshin dhe pasi bëra një vizitë doktori më tha ta shtyja udhëtimin edhe tre ditë pasi do ishte e rrezikshme në avion me dhimbje veshi. Unë ika për të blerë ilaçet, ndalova në një kafe. Atje ishin dy burra të vjetër që ishin kurioz të flisnin me mua, ata nuk dinin anglisht, unë nuk dija shqip, por nisëm të komunikonim. Gruaja në banak më ofroi dy teke raki. Më pas unë ika në hotel ku duhet të shtyja biletën. Do shtypja në laptop tre ditë më shumë, por ngaqë kisha pirë pak raki e bëra biletën për 3 javë. Qëndrova tre javë, isha vetëm, por ndihesha e sigurt. Ecja vetëm, dilja në darkë, njerëzit janë shumë miqësor. Më pas u ktheva në Qipro, vajta mora gjithë rrobat, tre macet dhe erdha në Shqipëri”,-tha Taylor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025