Pezullimi i dialogut të SHBA-Kosovë, Arifi: Shkak sulmet e Kurtit ndaj gjyqësorit

19 Shtator 2025 | 21:07

Situata politike në Kosovë dhe tensionet e fundit u trajtuan këtë të premte në mbrëmje në emisionin Balkan Talks me Franko Egron në Euronews Albania, ku i ftuar ishte Dritëro Arifi, lektor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Ai dha një analizë mbi zhvillimet aktuale, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po qeveriset vendi.

“Nuk do duhej të vinte puna deri këtu. Vetë mënyra si ka ardhur kjo situatë tregon se dialogu nuk po ekziston, ose nuk ka ekzistuar përmes zyrave bilaterale,” tha Arifi, duke nënvizuar mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel institucional.

Sipas tij, tensionet aktuale nuk janë shkaktuar drejtpërdrejt nga Serbia apo komuniteti serb në Kosovë.

“Po vërehet që ka një keqkuptim të madh. Kjo nuk ka ndodhur për shkak të Serbisë dhe pakicës serbe,” theksoi ai.

Lektori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ngriti akuza të forta ndaj qeverisë aktuale në Prishtinë.

“Qeveria në pushtet ka pasur sulme të llahtarshme ndaj gjyqësorit. Gjyqësori është balanca e pushteteve dhe Vetëvendosja nuk e ka të qartë këtë,” u shpreh Arifi.

Ai e përmbylli deklaratën me një konstatim të prerë:

“Qeveria e Kurtit nuk është kushtetuese.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025