Papacuri, italiani që qëndroi pranë Borsellinos: Ja çfarë mbaj mend nga ai

22 Korrik 2025 | 12:40

Giovanni Paparcuri, dëshmitar i afërt i ngjarjeve të viteve ’80 në Itali dhe bashkëpunëtor i gjyqtarëve të njohur në luftë me mafian Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ishte i ftuar këtë të martë në një lidhje direkte për Euronews Albania.

Ai ndau kujtime personale mbi figurën e gjyqtarëve dhe sfidat me të cilat përballeshin në luftën kundër mafias.

Në intervistën ekskluzive, Paparcuri rrëfeu një moment kyç që i ndryshoi jetën.

“Një ditë ai më thërret dhe më thotë, ‘Xhovani, të jemi mirënjohës që jemi rikuperuar. Kërkojmë një njeri të besuar për të krijuar këtë bankë me të dhëna për këtë proces. Unë i them po… më ndryshon jeta,” – kujton Paparcuri, duke iu referuar momentit kur Borsellino i besoi një rol kyç në ndërtimin e një baze të dhënash për procesin antimafia.

Por për Paparcurin, më e rëndësishmja nuk ishte vetëm përvoja profesionale.

“Gjëja e bukur nuk është vetëm pikëpamja profesionale që më ka pasuruar, por gjëja më e bukur e asaj periudhe ka qenë fakti që unë kam njohur anën humane të këtij njeriu. Fatkeqësisht ne bëjmë gabimin, i shohim ata si heronj janë njerëz si ne. Ata dashuronin jetën, bënin shaka dhe ishin me humor.”- tha ai.

Në një ton emocional, Paparcuri theksoi ironinë e ashpër të fatit të njerëzve që i qëndrojnë drejtësisë.

“Fatkeqësisht, kur një njeri është i drejtë dhe kryen detyrën e tij, destinohet të vdesë.”-vijoi ai.

Ai foli edhe për vështirësitë me të cilat përballej gjyqtari jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga kolegët e tij.

“Pas vdekjes kemi folur mirë për të, ndërkohë sa ka qenë në jetë ai ka qenë objekt i shumë akuzave edhe nga kolegët e tij, edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Dhe unë si bashkëpunëtor ndjehesha keq kur dëgjoja fjalë të këqija për këtë njeri.”-tha Papacuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025