Panos Ruçi i jep fund grevës së urisë pas 23 ditësh, thirrje për tubim në Syntagma
Babai i Denis Ruçit i ka dhënë fund grevës së urisë pas 23 ditësh pasi kërkesat e tij u pranuan. Panos Ruçi gjatë grevës së urisë ka kërkuar zhvarrimin e djalit të tij i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor të Tempit në Greqi. Ai gjithashtu ka kërkua kryerjen e ekzaminimeve të specializuara dhe toksikologjike për të mësuar shkaqet që sollën vdekjen e djalit të tij 22-vjeçar.
Në deklaratat e tij para mediave, Ruçi falënderoi ata që e mbështetën, si dhe mjekët që u kujdesën për të. Ai theksoi gjithashtu se lufta do të vazhdojë deri në fund. Ai bëri thirrje gjithashtu për një tubim të mërkurën në sheshin Syntagma.
“Derisa të gjitha kërkesat e mia të marrin përgjigje, unë do të jem këtu”, tha ai.
Babai i Denisit kërkon të marrë përgjigje nëse djali i tij ka ndërruar jetë për shkak të lëndëve të cilat transportoheshin në trenat që u përplasën në vitin 2023. Akuzat lidhur me aksidentin tragjik lidhen me dyshimet se në tren ka patur lëndë të papërshtatshme që po transportoheshin. Nëse hetimet e vërtetojnë këtë akuzë atëherë do sillte rrëzimin e qeverisë greke.
Tragjedia e Tempit ndodhi më 28 shkurt 2023 në Greqi, kur dy trena përplasën për shkak të një gabimi teknik dhe njerëzor në një seksion hekurudhor të ngushtë. Përplasja shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e Greqisë.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos