“Opozita me kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet Agron Shehajt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të premte në një konferencë për mediat ku është pyetur ndër të tjerat edhe për një deklaratë të kryetarit të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, i cili mbrëmjen e djeshme deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se partitë politike opozitare duhet të dalin me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.
Shehaj propozioi që kandidati i përbashkët nuk duhet të jetë një kandidat politik, por një teknik që respektohet nga shoqëria.
Berisha tha se e mbështet mendimin për të pasur një kandidat të përbashkët, por sipas tij ai nuk mund të jetë jopolitik.
“Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.
Sepse të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit. Nuk e di ç’nënkuptohet me një kandidat jo politik, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos