Obeziteti vret 1,2 milionë europianë në vit, thotë OBSH
Obeziteti në Europë ka kapur ‘përmasa epidemike’ dhe po shkakton të paktën 200 mijë raste kanceri dhe 1,2 milionë vdekje në vit, sipas një raporti të ri botuar të hënën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Pothuajse një e treta e fëmijëve dhe 59 për qind e të rriturve në Europë janë mbipeshë, ose obezë, shkruhej më tej në raport.
Djemtë kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë ose obezë, në krahasim me vajzat.
Mbipesha ose obeziteti rezultonte si shkaktari i katërt i vdekjeve në Europë, thuhet në raportin e OBSH-së.
Shkalla e popullsisë obeze në Europë është më e lartë sesa në çdo rajon tjetër të OBSH-së, me përjashtim të Amerikës, ndërsa theksoi se shifrat u rritën me 138 për qind nga 1975 në 2016.
Pandemia COVID-19 duket se vetëm sa e ka përkeqësuar situatën, thotë drejtori i OBSH-së për Europën, Dr. Hans Henri Kluge.
“Njerëzit që vuajnë nga obeziteti kishin më shumë gjasa të sëmureshin rëndë me COVID-19, ku përfshihet dhe numri i të shtruarve në pavijonin e përkujdesjes intensive dhe viktimat e raportuara”, tha Dr. Kluge.
Sipas tij, ndalimi i lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, mbyllja e shkollave dhe puna nga shtëpia mund të jenë disa nga faktorët kryesorë që kanë çuar drejt këtyre shifrave.
Raporti i ri përmblodhi statistikat e 53 shteteve europiane dhe është raporti i parë i OBSH-së mbi obezitetin në Europë që nga 2007.
LEXONI GJITHASHTU
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos