Obeziteti te fëmijët në Maqedoninë e Veriut, ekspertët kërkojnë masa urgjente

10 Mars 2025 | 18:23

Mbipesha tek fëmijët po bëhet një shqetësim serioz në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 30,4% e fëmijëve të moshës 6-9 vjeç janë mbipeshë, ndërsa 3,8% janë obezë.

Një përqindje prej 4,4% e fëmijëve janë me obezitet ekstrem.

Instituti i Shëndetit Publik thekson se rritja e mbipeshës tek fëmijët është rezultat i konsumit të lartë të ushqimeve të përpunuara, pijeve të ambalazhuara dhe një mënyre jetese gjithnjë e më të ngadaltë.

Mjeku Igor Spirovski nga Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore duke vendosur taksa më të larta për ushqimet e dëmshme dhe ndalimin e reklamimit të tyre.

“Reklamimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të lartë sheqeri, kripe dhe yndyre duhet të trajtohet si reklamimi i cigareve dhe alkoolit. Ligjet që zbatohen për këto produkte duhet të vlejnë edhe për ushqimet e dëmshme. Nevojitet një qasje sistematike dhe dialog mes të gjitha palëve të përfshira për të filluar zgjidhjen e këtij problemi”, thotë Igor Spirovski, mjek në ISHP.

Specialisti i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore, Spirovski, propozon që të ulen edhe çmimet e ushqimeve të shëndetshme, për të qenë një stimulim shtesë për qytetarët që të ushqehen shëndetshëm.

“Ne jemi një vend që prodhojmë dhe madje eksportojmë sasi të mëdha frutash, perimesh dhe produkteve të tjera të shëndetshme. Mund të krijohet një shportë konsumatore ose të ulen çmimet e këtyre produkteve, që të mos arrijmë në një situatë ku një kilogram frutash ose perimesh të jetë më i shtrenjtë se ushqimi me sheqer, kripë dhe yndyrë”, thotë Igor Spirovski, mjek në ISHP.

Nga ISHP theksojnë se obeziteti nuk është thjesht një çështje e individëve, por një problem shoqëror që kërkon angazhim të institucioneve.

“Mjekët gjithashtu kërkojnë që obeziteti të mos trajtohet vetëm si një zakon i kequshqyerjes, por si një sëmundje për shkak të potencialit të tij për të shkaktuar më vonë sëmundje serioze. Kjo duhet të integrohet në sistemin e kujdesit shëndetësor”, thotë gazetari Ferikan Iljazi Arifi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025