“Një histori e parrëfyer”, filmi për realitetin komunist, në Shqipërinë jo-komuniste
Një histori e pazbuluar nga e kaluara komuniste shqiptare erdhi në ekran përmes filmit të shkurtër “Një histori e parrëfyer”, që u shfaq për herë të parë për publikun në Tiranë.
Menjëherë pas shfaqjes, të pranishmit morën pjesë në një bisedë publike të zhvilluar skenaristja e filmit Anxhela Çikopano,
Nën titullin “Realitete artistike një film për Shqipërinë komuniste në Shqipërinë jo-komuniste”, diskutimi solli në vëmendje pyetje të thella si: Çfarë ndodh kur dy sisteme të ndryshme politike trajtojnë të njëjtin realitet jetësor? Si ndryshon vështrimi artistik nga një epokë në tjetrën? Dhe se cilat janë sfidat e bërjes së një filmi për komunizmin në ditët e sotme?
“Filmat shqiptarë të kohës ë kinostudios janë të gjithë të pastër nga një lloj shpërfaqje publike e dashurisë . Thashë dua të jetë një film që I ngjan komunizmit por që të tregoj një tjetër histori. Është një histori që nuk e kishim dëgjuar akoma , dhe ishte për të krahasuar filmat e kinostudios me ato që ishin tematikat e këtij filmi. Unë habita kur pashë ngjashmëri. Disa filma bazohen në të njëjtin realitet, se cilat mjete zgjedhin, pikërisht këtu është dallimi”-tha Anxhela Çikopano, studiuese.
Kjo ngjarje ku të pranishëm ishin të rinj, studiues dhe artistë, solli një reflektim mbi mënyrën se si e shkuara përfaqësohet sot në kinematografi.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos