“Niseni me 5 frymëmarrje, 30 shtypje”, Bushaj: Si mund ta shpëtoni dikë nga mbytja
Saidi Bushaj, koordinator i ndihmës së parë te Kryqi i kuq, ishte mëngjesin e kësaj të marte i ftuar në “Good Morning Albanians”, në Euronews, ku tregoi se si mund të japim ndihmën e parë.
Ai demonstroi me anë të një manikini se si duhet të veprojmë kur një person është mbytur në det. ai tregoi se si duhet që të bëjmë masazhin kardiak.
“Ka dy raste ne mund të bëjmë masazh kardiak kur personit mund ti ketë ndodhur humbja e vetëdijes e nuk ka frymëmarrje. Në këtë rast fillojmë me 30 shtypje në kraharor dhe me 2 frymëmarrje.
Dhe rastet kur kemi mbytje në det, ku duhet të fillojmë me 5 frymëmarrje te personi e më pas 30 shtypje 2 frymëmarrje, në mënyrë të përsëritur. Teknikat janë të ndryshme për masazhin kardiak. Ne fillojmë me 5 fryme shkëmbime, për tu siguruar që rrugët e frymëmarrjes janë të lira”,-tha koordinatori Bushaj.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos