Nis sot Java e Kulturore Gjermane! Sjell art, muzikë dhe dialog kulturor në Shqipëri
Nga sot më 3 tetor e deri më datë 8-të, Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë do të kthehen në qendra të gjalla të kulturës gjermane, përmes një sërë aktivitetesh të larmishme artistike, muzikore dhe akademike që do të organizohen në kuadër të Javës Kulturore Gjermane.
Festimet të cilat mbështeten nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nisin më 3 tetor në Pazarin e Ri, ku “Street Fest” do të sjellë atmosferë bavareze me muzikë tradicionale, kulinari tipike dhe stenda informuese mbi studimet, bursat dhe bashkëpunimin gjermano-shqiptar. Po atë mbrëmje, Tunèl Music Venue do të sjellë ritmet e muzikës elektronike nga DJ gjermanë dhe shqiptarë, duke sjellë për herë të parë në Tiranë formatin e njohur “HÖR on Tour”. Ky event do të vijoje më 4 dhe 5 tetor nga “HÖR Pop Up” tek Piramida, me performanca live të transmetuara globalisht.
Në të njëjtën kohë, në Shkodër, Vlorë, Peshkopi dhe Tiranë do të mbahen aktivitete kulturore të ndryshme: prezantimi i librit artistik të Alketa Ramaj në Shkodër, shfaqja e filmit gjerman “Dy me një” në Kinema Millennium, ligjërata mbi artin bashkëkohor e artistit Stephan Kaluza në Universitetin e Arteve, si dhe koncerte të veçanta me muzikantë gjermanë dhe shqiptarë – nga recitalet klasike dhe blues tek programet crossover me saksafon, piano dhe muzikë popullore shqiptare.
Një aktivitet i veçantë do të zhvillohet më 4 tetor pranë digës së Liqenit Artificial me eventin “ON lake, WOW Albania”, që ndërthur animacione e përrallat e e Vëllezërve Grimm për fëmijë, një recital në piano kushtuar Richard Wagner dhe performancën e njërës prej DJ-ve më të njohura ndërkombëtare, Anja Schneider.
Java e Kulturës Gjermane do të mbyllet më 8 tetor me aktivitete në Peshkopi, ku nxënësit e shkollës “Said Najdeni” do prezantojnë filmin e tyre mbi përvojat ndërkulturore në Gjermani, ndërsa saksafonisti gjerman Ralf Benschu dhe pianistja Elham Peyman do të sjellin një program muzikor që bashkon klasiken me traditën shqiptare.
Pas Gjermanisë, radhën do ta ketë Holanda, kultura e pasur e së cilës do të mund të shijohet falas nga të gjithë nga data 9 deri më 11 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos