Nga Tirana në vendlindje, Shkodra nderon gjyqtarin e vrarë në krye të detyrës

8 Tetor 2025 | 14:38

Pas homazheve të mbajtura paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, trupi i gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja është zhvendosur në Shkodër, vendlindja e tij.

Homazhet në nder të tij po zhvillohen në shtëpinë funerale “Bushati”, nga ora 14:00 deri në 16:00.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në orën 16:00, në Stom-Golem, Shkodër.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit, gjatë ushtrimit të detyrës.

Autori i krimit, Elvis Shkambi, e qëlloi me tre plumba menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje pronësie, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025