“Nga 22 shtatori nis vaksinimi antigrip”, Tomini: Rastet me COVID-19 në rritje
Në një intervistë për emisionin Health O’Clock, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, bëri një pasqyrë të situatës aktuale epidemiologjike në vend, duke theksuar rritjen e rasteve të COVID-19 dhe nisjen e fushatës së vaksinimit antigrip.
Sipas saj, “ndryshimet pandemike të paraqitjes së viruseve kanë sjellë praninë e tyre në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, siç është COVID-19, ndërsa gripi dhe të tjerë shfaqen në mënyrë sezonale.”
Doktoresha theksoi se në periudhën e fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës është vërejtur një fluks i madh i të prekurve, ku “rritet prezenca e COVID-19 në popullatë dhe rritet paraqitja në qendra shëndetësore.”
“Po kemi një tendencë në rritje të COVID-19 – kjo shihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë, ku kulmon me gushtin dhe dy javët e para të shtatorit,” shtoi ajo.
Në lidhje me variantet aktuale, doktoresha njoftoi se “jemi në variante të Omicronit, ndërkohë që karakteristikat e ndryshojnë, por transmetueshmëria është prezente. Format e tij, qofshin në nivelin e infeksionit respirator, janë të ndryshme në varësi të individit. Duhet të theksohet se në moshat pediatrike ka shfaqur një klinikë më agresive se zakonisht, por te moshat adulte shenjat janë me prezencë klinike të COVID-19, megjithatë fatmirësisht agresiviteti është i moderuar”, tha ajo.
Sa i përket vaksinimit antigrip, drejtoresha Tomin njoftoi se “nga e hëna, dita e nesërme, fillon fushata e vaksinimit, nga data 22 deri më 24 shtator, dhe do të vijojë në vazhdim për të nxitur grupet e rriskut që të vaksinohen për të parandaluar format e rënda të gripit.”
Ajo shtoi se “do të jenë vaksina falas për të gjithë grupet e rriskut dhe personelin shëndetësor. Janë 280 mijë doza të shpërndara në çdo qendër shëndetësore. Të gjitha grupet e rriskut kanë obligimin për të pasur një shëndet më të mirë për të aplikuar vaksinën e gripit dhe qoftë dhe atë të COVID-it”, tha Tomini.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos