Ndryshojnë rregullat për hyrjen në zonën Shengen të qytetarëve të RMV
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga 12 tetori, gjatë hyrjes në zonën Shengen të Bashkimit Evropian, do të duhet të lënë të dhëna biometrike – gjurmë gishti dhe fotografi, sipas sistemit të ri të hyrje-daljes së BE-së (EES).
Siç u theksua në një brifing në Delegacionin e BE-së në Shkup, sistemi i hyrje-daljes në BE do të fillojë të zbatohet gradualisht nga 12 tetori dhe do të zgjasë gjashtë muaj, do të aplikohet në të gjitha pikat hyrëse të zonës Shengen.
“Kjo është një masë që do të lehtësojë kalimin kufitar për shtetasit e vendeve të treta. Në praktikë, kjo do të thotë që gradualisht, kur qytetarët e vendeve të treta hyjnë në BE, ata regjistrohen një herë me të dhëna biometrike – që do të thotë gjurmë gishti dhe fotografi – dhe më pas, gjatë hyrjes së dytë, procesi është shumë më i lehtë”, thotw Michalis Rokas, ambasador i BE-së në Shkup.
Sistemi parashikon që fëmijët deri në 12 vjeç nuk do të kenë detyrim të lënë të dhëna biometrike. Përjashtim do të bëjnë edhe familjaret e shtetasve të BE-së.
Përjashtim nga regjistrimi do të kenë anëtarët e familjes së personave të cilët mbajnë pasaportë të Bashkimit Evropian apo kanë leje qëndrimi të posaçme për territorin e Bashkimit Evropian, mirëpo ende nuk është konfirmuar apo qartësuar se në çfarë mënyre familjarët e ngushtë të atij personi do të mund të dëshmojnë se kanë pra lidhje familjare me një shtetas të Bashkimit Evropian.
Zbatimi i sistemit do të zhvillohet në katër faza dhe secili shtet i zonës Shengen do të ketë dinamikën e vet.
Fazat e zbatimit të sistemit EES
- Faza e parë: 30 ditët e para nga nisja, 10% e të gjithë udhëtarëve do të regjistrohen me sistemin e ri;
- Faza e dytë: deri në 90 ditë, 35% e udhëtarëve;
- Faza e tretë: deri në 150 ditë, gjysma e udhëtarëve;
- Faza e katërt: deri në 170 ditë nga nisja, të gjithë udhëtarët në zonën Shengen do të përfshihen nga sistemi.
Gjatë fundit të vitit të ardhshëm do të zbatohet edhe një sistem tjetër i quajtur ETIAS i cili parashikon që çdo person që udhëton pa vizë në zonën Shengen do të duhet fillimisht të regjistrohet online dhe të paraqesë planin e udhëtimit dhe të paguajë taksë prej 20 eurosh, të vlefshme për 3 vjet. Përjashtim bëjnë personat nën 18 dhe mbi 70 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rumania dhe Hungaria do të festojnë hyrjen e Bukureshtit në zonën Shengen
- Austria mund të heqë veton për hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos