Mungesa e shqipes në uniforma, analisti: Mickovski po zbaton politika anti-shqiptare
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania nga Podgorica, analisti Sefer Selimi komentoi zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur shqetësime të thella për politikat që, sipas tij, dëmtojnë të drejtat dhe arritjet politike dhe juridike të shqiptarëve në këtë shtet.
I pyetur nga moderatorja Esmeralda Mulaj mbi çështjen e uniformave që pritet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, Selimi u shpreh se kjo masë është pjesë e një procesi të qëllimshëm të “dekonstruimit dhe shpërbërjes” së të gjitha arritjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se kjo nuk është rastësi apo gabim teknik, por një politikë e mirëmenduar dhe e planifikuar.
“Çfarë është më shqetësuese, është heshtja e plotë e partive politike shqiptare, të cilat pretendojnë se përfaqësojnë komunitetin, por nuk reagojnë ndaj këtyre zhvillimeve,” u shpreh Selimi. Ai shtoi se qeveria e udhëhequr nga Mickovski, e cila ka ardhur në pushtet duke përdorur një retorikë nacionaliste dhe anti-shqiptare, po implementon politika që minojnë interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Selimi theksoi gjithashtu se disa institucione po ndryshojnë vulat dhe tabelat rrugore në mënyrë të jashtëligjshme në zona ku shqiptarët përbëjnë pothuajse 100% të popullsisë, duke e cilësuar këtë si një politikë të qëllimshme dhe të mirëorganizuar, pjesë e fushatës zgjedhore për vitin 2024.
“Ne po shohim një partner shqiptar në qeveri që ka hyrë pa fituar legjitimitetin e shqiptarëve dhe pa marrëveshje të qarta mbi parimet dhe politikat që do të udhëhiqen. Tani po paguajmë çmimin e kësaj dëshire për pushtet të këtij formacioni politik,” përfundoi analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos