Moody’s: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, financimet e BE-së pozitive
Ekonomia e Shqipërisë do të rritet rreth 3.5% ne vit ne nje periudhe afatmesme. Sektori i turizmit dhe financimet e Bashkimit Europian do te japin kontribut pozitiv ne zhvillimin e vendit.
Ekonomia shqiptare do të mbetet e qëndrueshme në një periudhë afatmesme. Me vlerësimin që bën agjencia Moodys, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto, prashikohet të arrijë në nivelin 3.7% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026, duke u nxitur kryesisht nga konsumi i fortë vendas dhe investimet në infrastrukturën e turizmit dhe energjisë.
Sektori i turizmit do të vazhdojë të mbetet kontributor i rëndësishëm në rritjen ekonomike, duke përmirësuar eksportet e shërbimeve dhe investimet në ndërtim.
Moody’s vlerëson edhe trendin pozitiv të borxhit publik që ka rifilluar rënien që prej vitit 2022. Kujtojmë se me tërmetin dhe pandeminë borxhi publik u rrit në 74% në vitin 2021, por më pas nisi të bjerë gradualisht deri në 54% në fundit të vitit 2024. Agjencia parashikon që borxhi të arrijë në 53.5% të PBB-së në vitin 2026, e mbështetur nga rritja e fortë ekonomike.
Agjencia këshillon autoritetet të respektojnë rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin e Buxhetit, në mënyrë që të mbahen nën kontroll edhe rreziqet.
Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga financimet e BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të lidhura me procesin e anëtarësimit. Reformat, veçanërisht ato në fushat e sundimit të ligjit, masat kundër korrupsionit dhe mirëqeverisja do të shërbejnë për të përshpejtuar procesin e bisedimeve për anëtarësimin, thuhet në raportin e Moody’s.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos