Mjeku: Sporti nuk shkakton sëmundje kardiovaskulare, përkundrazi i parandalon ato

13 Korrik 2025 | 19:13

Në ditët e nxehta të verës, zemra punon më shumë, duke rritur rrezikun për infarkte dhe probleme të tjera kardiovaskulare.

Për të diskutuar këtë çështje, emisioni “Health O’Clock” zhvilloi një intervistë me kardiologun Aurel Demiraj në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ai tha se sigurisht që rritja e temperaturave shton problemet kardiovaskulare, pasi me të nxehurin organizmi përpiqet të adaptohet duke shtuar punën në muskujt kardiakë dhe kështu rritet probabiliteti i pacientëve me probleme. Mjeku tha se aspirina e zemrës është e rekomanduar për personat me këto probleme, pasi ajo ndihmon, por nuk është hero.

Sa i përket sëmundjeve të zemrës tek të rinjtë dhe si ndikon aktiviteti sportiv, ai tha se sporti, përveç efekteve pozitive, nuk ka asnjë efekt negativ për sportistët, dhe shifrat e sportistëve me probleme janë të njëjta në të gjitha periudhat.

Ai theksoi se sporti është vetëm ndihmues për këto sëmundje.

“Nëse kthehemi pas në kohë, sportistë që humbnin jetën në fushë ka pasur. A ka më shumë? Jo. Moshat e reja nuk bëjnë sëmundje kardiovaskulare thjesht sepse kanë ndryshuar vitet, apo nuk bëjnë më shumë sëmundje kardiovaskulare në 2025 sesa më parë – përqindja është e njëjtë. Por, çfarë duhet të themi prindërve: nëse dikush merret me sport në mënyrë korrekte, probabiliteti për të pasur problem kardiovaskular është zero. Nuk është sporti që shkakton, por është e kundërta. Sporti i parandalon këto sëmundje dhe duhet të rikujtojmë gjërat bazike që njerëzit i harrojnë: duhanpirja, përdorimi i alkoolit, dieta dhe të gjitha këto shtojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj, stili korrekt i jetesës është efikas në parandalimin e këtyre sëmundjeve”, tha mjeku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025