Mjeku: Patologjitë më të shpeshta të zemrës dhe rasti i rrallë i gruas nga Laçi
Shtatori është muaji i zemrës dhe për këtë në emisionin “Health O’Clock” ishte i ftuar Dr. Altin Veshti, mjek kardiokirurg dhe shef i Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ai foli për patologjitë më të shpeshta të zemrës dhe ndërhyrjet kirurgjikale që kryhen më së shumti.
Mjeku Veshti theksoi se patologjia më e shpeshtë mbetet infarkti i zemrës, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale më e zakonshme është bypass-i aorto-koronar.
“Bypass-i tani në QSUT është bërë një rutinë e përditshme. Nuk mund të them se është si dikur apendisti, por sot kjo ndërhyrje është shumë e thjeshtë, sepse kemi një eksperiencë shumë të lartë. Në vit trajtojmë rreth 1000 pacientë, dimë saktësisht kur dhe si duhet ndërhyrë, sa bypass duhet bërë, pa ekzagjeruar apo abuzuar. Kjo është eksperienca që kemi fituar,” shpjegoi ai.
Më tej, mjeku foli edhe për problemet me valvulat e zemrës, të cilat tani zgjidhen në mënyrë përfundimtare. Ai përmendi një risi që ka sjellë vetë së bashku me ekipin e tij:
“Së fundmi kemi nisur riparimin e valvulës së aortës. Shkuam në Francë për dy javë për të mësuar teknikën, si punon një kardiokirurg atje, dhe tashmë kemi kryer me sukses 20 raste në QSUT.”
Një rast i veçantë që Dr. Veshti ndau ishte ai i një gruaje nga Laçi me tension shumë të lartë (290-300 mmHg), e cila pati carje të aortës.
“Në momentin që çahet aorta, gjaku mund të dalë jashtë. Ky është një rast urgjent që dikur nuk trajtohej në Shqipëri, por tani bëhen rreth 30-40 ndërhyrje në vit për këtë problem, një numër shumë i lartë. Kjo është një patologji shumë serioze,” tha ai.
Ai përmendi edhe një rast të pazakontë me një djalë 41-vjeçar, i cili ishte pacienti më i ri me carje të aortës që ata kanë parë deri tani.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos